Botë
SHBA, “Bomba Ciklon”, miliona njerëz pa drita, ka të vdekur
03.03.2018 18:10
Shtetet e Bashkuara janë goditur nga një stuhi e fortë e cila pritet të vazhdoj gjatë ditës së sotme....

Më shumë se një milionë familje aktualisht janë pa drita ndërsa janë anuluar 3.000 fluturime. Të paktën pesë persona kanë vdekur.
Autoritetet amerikane bëjn të ditur se “Bomba Ciklon“ ka goditur verilindjen e Shteteve të Bashkuara duke shkatuar përmbytje. Stuhia dhe reshjet e mëdha të shiut kanë përfshirë rajonin e Maryland deri në Massachusetts. CNN thekson se janë të paktën pesë persona që kanë humbur jetën.
Viktimat janë nga Maryland, New York, Virginia dhe Rhode Island. Në mesin e viktimave janë edhe dy fëmijë, një gjashtëvjeçar nga Virginia dhe një vjeçar nga New Yorku. Më shumë se 3.000 fluturime janë anuluar nga aeroportet Boston, Philadelphia dhe New York. Nga stuhia e pagëzuar “Windmagedon”, siç bënë të ditur BBC, janë të goditur mbi 80 milionë njerëz, nga Carolina deri në Maine, e 22 milionë njerëz tashmë kanë marrë paralajmërimin për përmbytje.
