Maqedoni
Shërbimet shëndetësore në zonat rurale, banorët me probleme sidomos gjatë dimrit
03.03.2018 18:21
Me Ligjin e mbrojtjes shëndetësore të Republikës së Maqedonisë, cdo qytetar ka të drejtë që shërbimet shëndetësore të mjekësisë primare ti marrë...

Me Ligjin e mbrojtjes shëndetësore të Republikës së Maqedonisë, cdo qytetar ka të drejtë që shërbimet shëndetësore të mjekësisë primare ti marrë, sa më afër vendbanimit, përfshirë edhe banorët e vendeve rrurale. Por këtë të drejtë banorët e fshatrave rrurale me vëshirësi e realizojnë ngase në Maqedoni ekzistojnë vetëm 51 ambulanca rrurale prej të cilave, gjashtë vetëm në komunën e Tetovës.
Mungesa e mjekëve nëpër këto fshatra, rrugët e rrezikshme dhe të bllokuara nga borra dhe ngricat edhe më shumë e vështirësojnë qasjen e pacientëve deri te mjeku. Rast konkret kemi edhe me rrethë 1300 banorët e fshatit Vicë të cilët program ynë I vizitio për të mësuar problemet me të cilët ata po përballen tani kur fshati është mbuluar me borrë deri 70 cm.
“Me yore,me yore mezi erdha ne pleqët edhe shumë narthim, me këmbë erdha a smund të heci një dy hapa me tepru emra më del prej vendi”, tha Isak Ameti, banor.
“Kemi qenë shume keq, tani që kur ka ardhur mjeku këtu e kemi më mire më parë për një inekcion shkonim deri në sellcë , me kuaj, më shumë ankohen pleqtë dhe fëmijët. Ai vjen këtu kur e thirim na ndihmonë për ndonjë inekcion a infuzion”, tha Jusuf Fazlia, banor.
Problemi më I madhë banorëve janë rastet urgjente sidomos për fëmijët e të moshuarit, ngase veturat e ndihmës së shpejtë nuk ngjiten larë dhe rallë kush pranon të vozisë veturën në atë rrugë të rezikshme. Por për rastet urgjente në ndihmë u dalin bashkëfshatarët por edhe Hafit Zendeli I cili siq theksoi 24 orë është në shërbim të banorëve me veturën e tij të adaptuar për këto kushte atmosferike.
“Më shumë më thërasin për raste me fëmijë me temperature të larta, po edhe të mëdhenjët unë jam I gatshëm përher. Ka pasur raste kur I ka rënë të fikët dhe prej në Vicë e unë e kam thirë ndihmën e shpejtë dhe ku kemi mbir me ua taku e kam dorëzu pacientin. Rastet urgjente I marrë I dërgoj deri poshtë në Sellcë, Tetovë apo deri aty ku mbrin vetura e ndihmës së shpejtë dhe ia dorëzojë pacientin”, tha Hafit Zendeli.
Dr.Gajur Xhaferi është mjeku I fshatit edhe për të vështirë është cdo ditë të ngjitet në ambulancën e tij por megjithate siq u shpreh ai ia dalin disi.
“Do të kishte qenë shumë mirë të kihte mjekë që është I fshatit dhe të kishte banu këtu, por ajo nuk ndodhën, kemi problem edhe me personelin e shkollës së mesme nuk ka të interesuar. Ne mundohemi të vimë cdo ditë por ka raste kur kemi borrë dhe ngrica nuk arijmë të vimë, por është tekniku këtu dhe ai u del në ndihmë popullatës, në ndihmë e parë”, tha Dr.Gajur Xhaferi, mjekë I përgjithshëm.
Me këto problem përballen edhe banorët e fshtatrave tjera rurale sidomos gjatë stinës së dimrit theksoi Dr.Xhaferi.
SEVDIJE METAJ ZYBERI
