Maqedoni
Pr/ligji për media në procedurë parlamentare,Trpevska: Duhet vazhduar me reformat sistematike
04.03.2018 14:25
Projekt/ligji për shërbime audio dhe audivizive, i cili u miratua në Qeveri, është futur në procedurë parlamentare....

Ky ligj nuk do t’i zgjidhë të gjitha problemet, me të cilat përballen mediat dhe vetë gazetarët, por ndryshimet në të ishin kërkesë e vetë komunitetit të gazetarëve dhe të apostrofuara në raportin e Pibesë thotë ekspertja për media Snezhana Trpevska. Sipas saj një pjesë e tyre janë inkorporuar në tekstin e propozuar, por ka edhe të tjera për të cilat nuk jemi në rrjedhë.
“Pjesa më e madhe e çështjeve që ngërthen ky ligj janë ata të cilat ne i kemi kërkuar por ka edhe të tjera të cilat që janë ndryshuar me të cilat nuk jemi plotësisht në rrjedhë dhe për të cilat nuk kemi diskutuar. Çështja e dytë e rëndësishme është se nuk mundet që problemet në sferën e medias të zgjidhen vetëm me këto ndryshime të këtij ligji. Është me rëndësi të mos mbetet këtu dhe të vazhdohet me kërkesën për reforma sistematike ne sferën e mediave ashtu siç nënvizohej në raportin e parë dhe të dytë të Pribesë”, tha Snezhana Trpevska, eksperte për politikat e medias.
Selmani: Arritëm që substancën e ligjit ta ruajmë
Në Shoqatën e Gazetareve të Maqedonisë thonë se prolekt/ligji përmbanë pjesën dërmuese të kërkesave të tyre. Arritëm që substancën e ligjit ta ruajmë e thotë kreu i ShGM-së Naser Selmani teksa numëroi disa nga risitë e projekt/ligjit.
“Qeveria me miratimin e këtij ligji nuk do të mund të shpenzojë mjete publike në televizione dhe radio për tu reklamuar ose për tu dukur se po punon shum siç bënte qeveria e kaluar.Kjo është nji dhe shum e rëndësishme dhe e dyta është se qeveria nuk do të mundet finansiarisht të ndikojë në programin në mënyrën se si do të përpilohet programi i këtyre televizioneve dhe radiove private për shkak se obligimi për prodhimin prej 50% të kontentit vendas dhe të programit dokumentarë hiqet. Kompenzimet që paguajnë radio televizionet ndaj agjencisë së mediave do të zvogëlohen për 30%. Dhe ajo që është poashtu e rëndësishme është se ulen dënimet dhe mendoj se kjo do të ulë trysninë e cilit do pushtet që bën mbi mediat”, tha Naser Selmani, kryetar i SHGM-së.
Megjithatë nga ShGM shprehën shqetësimin rreth financimit të servisit publik. Krahas kompromisit që brenda disa viteve të arrihet buxheti prej 1%, nenit që regullon këtë çështje i është shtuar një dispozitë e cila krijon mundësi për të mos zbatuar atë siç parashikohet më lartë në po të njejtin nen të ligjit sqaron kreu i ShGM-së Naser Selamani. Kemi kërkuar të hiqet kjo dispozitë pasiqë hap rrugë për keqpërdorime nënvizoi ai.
NAIM RAMADANI
