Maqedoni

Kontesti tregtar me Serbinë, Laiq: Kundër masave për miellin Serb në Maqedoni

04.03.2018 15:46

Tërheqja e rregullores vendase për importimin e miellit nga Serbia është parakusht për tejkalimin e barierave doganore....

Tërheqja e rregullores vendase për importimin e miellit nga Serbia është parakusht për tejkalimin e barierave doganore tha nga Beogradi Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Rasim Jajic.Nuk kemi të bëjmë me embargo por me këtë masë eksportuiesit nga Serbia janë jokonkurent në treg.
 
“Nuk është I ndaluar eksporti por me këto masa me barierat doganore eksporti realizohet me vështirësi respektivisht eksportuesit tanë janë jokonkurent me eksportuesit tjerë apo me mullixhinjët vendas.Prandaj ne kërkojmë qasje të barabartë sipas rregullores së organizatës tregtare botërore dhe CEFTA-s. Po bëjmë pëpjekje që këtë problem ta zgjidhim me marrëveshje dhe kompromis.Dëshirojmë që qarkullimi I  mallrave të bëhet  në të dy drejtime dhe jemi të përgaditur ti tërheqim barierat doganore të cilat ekzistojnë tek të dyja palët.Parakush për këtë është tërheqja e rregullores”, tha Rasim Ljaiq, Ministër i Transpiorit.
 
Ministri I Bujqësisë Lupco Nikollovski dje paralajmëro formimin e një komiteti të përbashkët.Për këtë do të bisedohet në seancat e dy qeverive që duhet të mbahet këtë muaj në Nish.Kjo masë parasheh vendosjen e rregullave gjatë importimit të  miellit nga Serbia.
 
“Lehtësohet qarkullimi,market kontrolluese janë më të lira janë barazuar kushtet edhe për prodhuesit vendas por edhe për importuesit  vetëm se e ndryshojmë rradhitjen e aktiviteteve në kuadër të së njejtës rregullore me qëllim që të kemi siguri dhe  shëndet për qytetarët”, tha Lupco Nikollovski, Ministër i Bujqësisë.
 
Për mulixhinjët vendor kjo masë është pozitive sepse markerat kontrolluese vendosen  tek pala maqedonase dhe jo te ajo serbe sic ishte praktikë deri më tani. Sipas tyre nga depozitimi dhe kontrollet  përfitohet cilësi më e mire e miellit.
 
FLUTURA LATIFI