Maqedoni

Protesta kundër ndryshimit të emrit në Shkup, kërkohet ndërprerje e negociatave me Greqinë

04.03.2018 16:28

Në organizim të lëvijes “Emri jonë është e drejtë e jonë” u organizuan protestat kundër ndryshimit të emrit në sheshin “Maqedonia” në Shkup...

Protestuesit treguan pakënaqësinë e tyre ndaj politikave aktuakle që sipas tyre cenojnë interesat nacionale të popullit maqedonas. Ata kërkuan ndërperje urgjente të bisedimeve me Greqin për ndryshimin e emrit, tërheqjen e ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe të marrëveshjes së nënshkruar për miqësi me Bullgarin. 
 
“Askush duke përfshir Qeverinë, Kuvendin dhe kryetarin e vendit nuk ka  të drejtë kushtetuese për të vendosur  për ndryshimin e emrit kushtetues të maqedonisë”...
 
“Çështjet e identitetit, kushtetutës, gjuhës janë çështje për të cilat  duhet pasur qendrim të prerë dhe të qarte,sepse në të kudnërtën  këto çështje na shkaktojnë shqetësim të madh shpirtëror”...
 
“As NATO as BE-ja nuk janë portal magjik për të ikur në dimension tjetër as emri ynë, indentiteti gjuha, kisha, historia, tradita kultura dhe interesi nacional mund të jenë pjesë e huasë”, thanë protestuesit.
 
Organizatorët e iniciativës për mbtojten e emrit kushtetues kërkuan nga autoritetet qeveritare të dorëzojnë kërkesë deri te Kombet e Bashkuara që vendit tonë tu mundësohet hyrje në organizatat ndërkombëtare me emrin kushtetues. 
 
REXHEP QAMILI