Maqedoni

Diaspora maqedonase në protesta kundër ndryshimit të emrit

04.03.2018 16:51

Nën moton “Ne jemi Maqedoni” diaspora maqedonase në SHBA, Australi, Britani të Madhe dhe vende tjera të botës protestoi kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë....

Mijëra maqedon në këto protesta u shprehën kundër ndryshimit të mundshëm të emrit të Maqedonisë dhe njëherit kërkuan nga autoritet e Maqedonisë që të ndërprejnë negociatat me Greqinë. 
 
“U bëjmë thirrje të gjithë maqedonasve në botë që të bashkohen për të mbrojtur emrin, indentitetin  dhe historinë  maqedonase. Maqedonasit nga Australia kategorikisht refuzojnë ndryshimin e emrit kushtetues të Maqedonisë, dhe ndryshimin e flamurit, himnën dhe stemën e Maqedonisë”, tha Ico Najdovski Perin, protestues.
 
Njëherit protestuesit kërkuan  përfshirjen e fuqive të mëdha në gjetjen e zgjidhjes përfundimtare duke u bazuar në marrëveshjen ndërkombtare mes të dyja shteteve e cila do të jetë e  garantuar nga anëtarët e përherëshme të Këshillit të Sigurimit. Ata njëherit kërkuan të realizohet edhe regjistrimi i popullësisë në Maqedoni.
 
Në ndërkohë protestuesit maqedonas në Melburn të Australisë djegin fotografinë e kryeministritë  Zoran Zaev. I minjëherëshëm ka qenë reagimi i ministrit për diaspor Edmond Ademi. Ai ka cilësuar djegjen e fotografis së kryeministri Zaev si akti primitiv i cili ka për qëllim të ndaj popullatën e Maqedonisë. Ademi pret që diaspora të bëhet urë që do t’a lidhë Maqedoninë me botën, në vend se të bëhet mjet për qëllime partiake.
 
REXHEP QAMILI