Maqedoni
Lumi Vardar del nga shtrati, vërshon rrugët e fshatit Strimnicë
04.03.2018 17:49
Për shkak të shirave, ngritjes së temperaturave dhe shkrirjes së borës, lumi Vardar ka dalë nga shtrati dhe ka vërshuar disa pjesë të fshatit Strimnicë të Komunës së Zhelinës....

Nga rritja e nivelit të lumenjëve në vend dhe daljes së tyre nga shtrati është vërshuar edhe fshati Shemshovë dhe disa pjesë të komunës së Jegunovcës. Hidrologët paralajmërun në kohë të kihet kujdes me shtretët e lumenjve në pjesën perendimore të vendit, dhe u bënë thirrje drejtuesve të automjeteve që lëvizin në brendi të vendit për kujdes nga shembja e dheut në disa akse rrugore.
