Maqedoni
Mot me vranësira me shi të përkohshëm dhe temperatura deri në 12 gradë Celsius
05.03.2018 09:06
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me reshje të përkohshme të shiut...

Në mëngjes reshjet do të jenë kryesisht nga pjesët perëndimore, dhe më pas do të përhapen në lindje. Temperatura minimale do të jetë dy gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 12 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit prej katër ndërsa brenda ditës do të arrijë deri në 11 gradë.
Reshje të shiut do të ketë edhe ditën e martë, ndërsa të mërkurën dhe natën ndaj të enjtes vetëm vende-vende në perëndim do të ketë shi lokal.
Të martën dhe të mërkurën do të fryen herë pas here erë e përforcuar jugore dhe jugperëndimore, më e theksuar në malet dhe në jug të vendit, që do të mundësojë shkrirje më të shpejtë të borës./mia
