Maqedoni

Në Gjykatën penale seancë për rastin "Spiun"

05.03.2018 09:20

Në Gjykatën penale për sot është caktuar seanca për lëndën "Spiuni" të Prokurorisë Speciale Publike...

Seanca e kaluar ishte shtyer për shkak të mungesës së dëshmive nga lënda, të cilat ishin në shqyrtim në një gjykatë tjetër, të njërit të të akuzuarve dhe dy avokatëve.
 
Përndryshe, lëndën "Spiuni" tani e përfaqëson Prokuroria Speciale Publike, pasi që e mori nga prokuroria e rregullt.
 
Gjykata e Apelit vitin e kaluar i zbuti masat e të akuzuarve dhe e tjetërsoi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës penale.
 
Në rastin "Spiuni", që zhvillohet prej vitit 2013, janë dënuar 18 persona për bashkim kriminel, spiunim, shantazh, mashtrim dhe posedim të palejuar të armëve.
 
Kjo lëndë, me orarin e ri i është ndarë gjykatësit Vlladimir Tufegxhiq./mia