Maqedoni

Ndihmëssekretari i OKB-së ,vizitë pune në Shkup

05.03.2018 09:50

Ndihmëssekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Çështje Politike, Miroslav Jença...

Ndihmëssekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Çështje Politike, Miroslav Jença, sot po qëndron për vizitë në Shkup.

Jença do të realizojë takime me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferin.

Siç kumtoi Qendra për Komunikime me Media e Kuvendit, Jença do të ketë takim të përbashkët me kryetarët e komisioneve për çështje europiane, për politikë të jashtme dhe të komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, Artan Grubin, Antonio Miloshoskin dhe Aleksandar Kiracovskin.