Botë
Të paktën 14 civilë vriten në sulmet e forcave proqeveritare siriane në Hutën Lindore
05.03.2018 10:08
Të paktën 14 civilë janë vrarë në sulmet më të reja ajrore të forcave proqeveritare siriane kundër enklavës kryengritëse Guta Lindore...

Të paktën 14 civilë janë vrarë në sulmet më të reja ajrore të forcave proqeveritare siriane kundër enklavës kryengritëse Guta Lindore, njoftoi Qendra siriane për monitorim të së drejtave të njeriut, me seli në Londër.
Presidenti sirian Bashar al Asad paralajmëroi se sulmet kundër kryengritësve do të vazhdojnë.
Gjatë natës dhe herët në mëngjes, disa pjesë të Gutës Lindore ishin cak i sulmeve ajrore dhe raketimeve.
"Nga fillimi i ofensivës më 18 shkurt jetën e kanë humbur 709 civilë", deklaroi drejtori i Qendrës Rami Abdel Rrahman. Ai shtoi se forcat qeveritare e kanë kthyer kontrollin mbi më shumë se një të katërtën e Gutës Lindore.
Gjatë ditës pritet të mbërrijë edhe karvani i parë me ndihmë humanitare, i pari nga fillimi i eskalimit të dhunës në këtë rajon. Karvani përbëhet nga 46 kamionë me ndihmë mjekësore dhe ushqim për 27.500 persona./mia
