Botë

Ankara, operacion kundër “Shtetit Islamik”

05.03.2018 10:31

Në Ankara, në rrjedhë është operacioni i madh kundër “Shtetit Islamik”...

Në Ankara, në rrjedhë është operacioni i madh kundër “Shtetit Islamik”, prej se Ambasada amerikane kumtoi se sot do të mbyllet për shkak të arsyeve të sigurisë.

Edicioni elektronik i gazetës “Hyriet” saktëson se janë dhënë urdhëresat për arrestimin e 20 personave, ndërsa deri tani janë arrestuar 12 të dyshuar.

Mediat turke i publikuan këto informata duke iu referuar Prokurorisë kryesore në Ankara, duke shtuar se operacionin e zbaton Sektori për luftë kundër terrorizmit.

Ambasada e ShBA-së në Ankara mbrëmë kumtoi se sot do të jetë e mbyllur për shkak të arsyeve të sigurisë dhe se do të punojë vetëm për raste urgjente, derisa intervistat për dhënien e vizave dhe shërbimeve të tjera rutinë janë anuluar.

Ambasada plotësisht do të publikojë se kur sërish do të fillojë me punë.

Pas kumtesës së Ambasadës, autoritetet lokale në Ankara kumtuan se në tërë qytetin janë përforcuar masat e sigurisë që të pengohen sulmet eventuale terroriste.

Mediat turke lajmëruan se autoritetet e qytetit kanë marrë sinjal nga Ambasada amerikane në Ankara për sulme të mundshme terroriste ndaj nëpunësve të Ambasadës ose amerikanëve të cilët jetojnë në kryeqytetin e Turqisë.