Botë

Zgjedhjet në Itali, prin koalicioni i Berlusconit

05.03.2018 11:02

Rezultatet e pjesshme të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën të dielën në Itali tregojnë se asnjë parti nuk ka fituar vota të mjaftueshme për të qeverisur e vetme...

Në epërsi është koalicioni i krahut të djathtë i ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.
 
Sipas sondazheve, ai pritet të sigurojë 248 deri në 268 ulëse të Parlamentit, por të pamjaftueshme për shumicë.
 
Formimi i qeverisë mund të marrë disa javë negociata.
 
Blloku i mbështetur nga Berlusconi përfshin partinë e tij Forca Itali, partinë anti-migrante Liga dhe partinë e ekstremit të djathtë Vëllezërit e Italisë.
 
Gazeta e përditshme italiane Il Fatto Quotidiano ka në ballinë titullin “Gjithçka do të ndryshojë”./evropaelire