Botë
Në operacionin "Dega e ullirit" deri më tani janë neutralizuar 2.777 terroristë
05.03.2018 12:11
Forcat e armatosura turke kanë neutralizuar 2.777 terroristë nga fillimi i operacionit "Dega e ullirit"...

Forcat e armatosura turke kanë neutralizuar 2.777 terroristë nga fillimi i operacionit "Dega e ullirit" në rajonin e qytetit Afrin në Sirinë Veriore, kumtoi Shtatmadhoria e armatës turke.
Në suaza të operacionit në Afrin në 24 orëshin e fundit janë vrarë edhe 165 terroristë nga njësiti i Forcave për mbrojtje të popullit, Partia Punëtore Kurde, Partia e Lidhjes Demokratike dhe grupi ekstremist "Shteti Islamik".
Shtatmadhoria e Armatës turke gjithashtu informon se në rrjedhë janë sulmet tokësore dhe ajrore "të drejtuara nga neutralizimi i organizatave terroriste".
Operacioni ushtarak "Dega e ullirit" filloi më 20 janar./mia
