Maqedoni
Angjushev dhe Bekteshi, takime me OEM-në
05.03.2018 12:26
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bektesh...

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot do të mbajnë takim pune me përfaqësuesit e kompanive - anëtare të Odës Ekonomike të Maqedonisë.
Në takim do të diskutohet për masat e propozuara në “Planin për zhvillim ekonomik”, të cilat duhet të kushtëzojnë përmirësim të konkurrencës dhe rritje të investimeve, me qëllim të nxitjes së zhvillimit ekonomik të ekonomisë së Maqedonisë.
