MERKATO

Toni Kroos zyrtarisht lojtar i Realit te Madridit

17.07.2014 18:47

Palët ranë dakort për transferimin për shumën e 30 milion Eurove, 5 milion më shumë seç ishte folur në ditët e shkuara……

Toni Kroos është përfundimisht një lojtar i Realit të Madridit. Futbolisti ka nënshkruar një kontratë 5 vjeçare me Realin, nga e cila do të përfitojë 6 milion Euro neto në sezon, pa përfshirë bonuset.

Palët ranë dakort për transferimin për shumën e 30 milion Eurove, 5 milion më shumë seç ishte folur në ditët e shkuara.

Prej kohësh Kroos ishte në konflikt me drejtuesit e Bayernit lidhur me pagën e tij. Prezantimi i tij me fanellën e Realit eshte bere sot. 

Reali i Madrdit  tani pas permbylljes se objektivit, shpreson qe te njejten ta beje me  kolumbianin Xhejms Rodrigezin e Monakos ku ditet ne vijim pritet qe me sukses te permbyllen bisedimet.