Bisedimet për emrin, Zaev: në fund të muajit Koxias zbarkon në Shkup
Kryeministri, Zoran Zaev, ka paralajmëruar se në gjysmën e dytë të muajit mars shefi i Diplomacisë greke, Nikos Koxias...

Kryeministri, Zoran Zaev, ka paralajmëruar se në gjysmën e dytë të muajit mars shefi i Diplomacisë greke, Nikos Koxias, duhet të arrijë për vizitë në Shkup në takim me ministrin e jashtëm, Nikolla Dimitrov, ndërsa raund i ri i negociatave me ndërmjetësin, Metju Nimic, pritet të caktohet në fund të muajit mars apo në fillim të prillit.
Kryeministri Zaev shpreson se për këtë çështje mund të ndërtojnë konsensus kombëtar. Sipas tij, çështje diskutimi është ajo se si të gjendet zgjidhje për çështjet e hapura dhe se këtë janë duke e bërë.
“Gjithsesi ata mbeten me qëndrimet e tyre të njohura dhe ne mbetemi me qëndrimet tona dhe mbetemi optimistë se mund të gjendet zgjidhje për këtë problem i cili ekziston për 25 vjet, por më pas gjithsesi kjo duhet të jetë me ruajtjen e identitetit dhe dinjitetit prej të dyja palëve në negociatat për emrin”,- tha Zaev.
