Botë

Në Belgjikë arrestohen tetë persona të dyshuar për përgatitjen e një sulmi të armatosur

05.03.2018 13:04

Së paku tetë persona janë arrestuar mbrëmë në Belgjikë nën dyshimin se kanë përgatitur sulm të armatosur...

Së paku tetë persona janë arrestuar mbrëmë në Belgjikë nën dyshimin se kanë përgatitur sulm të armatosur, raportoi, gazeta belge "Dernier jor".
 
Arrestimet janë bërë gjatë bastisjeve në rrethin e Brukselit Molenbek dhe qytetet flamande Gerardsbergen dhe Mehelen. Gjatë bastisjeve nuk janë gjetur armë ose eksplozivë.
 
Deri më tani nuk ka komente nga prokurori federal belg./mia