Maqedoni

Masa parandaluese nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në Kërçovë

05.03.2018 14:44

Masa parandaluese janë ndërmarrë në Kërçovë që të parandalohet përmbytja e lagjes afër rrugës "Prilepska"...

Masa parandaluese janë  ndërmarrë në Kërçovë që të parandalohet përmbytja e lagjes afër rrugës "Prilepska", i cili është rajoni më kritik nga reshjet përmbytëse për shkak të afërsisë së Lumit të Zajazit.
 
Masat janë ndërmarrë në bashkërendim mes Qendrës rajonale për menaxhim me kriza, Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim - Kërçovë dhe Komunës së Kërçovës.
 
"Janë sjellë dy traktorë nga NP "Higjiena komunale" me rërë dhe thasë nga DMSH Kërçovë, të cilat për një kohë të shkurtër janë mbushur nga popullata në atë lagje. Nga thasët janë formuar diga për mbrojtje nga lumi në vendet kritike. Momentalisht nuk ka rrezik nga dalja e lumit nga shtrati", deklaroi Emin Nausifi nga Komuna e Kërçovës.
 
Ai tha se edhe gjatë ditës janë ndërmarrë masa për pastrim të orteqeve nga gurët dhe dheu në disa rrugë në Zajaz dhe Baçishtë./mia