Botë
Karvan me ndihë humanitare hyri në Gutën Lindore
05.03.2018 15:05
Kombet e Bashkuara njoftuan se një karvan me ndihmë humanitare sot filloi që të hyjë në qytetin Douma në rajonin sirian Guta Lindore...

Kombet e Bashkuara njoftuan se një karvan me ndihmë humanitare sot filloi që të hyjë në qytetin Douma në rajonin sirian Guta Lindore i cili është nën kontroll të kryengritësve.
Agjencia e KB-së për ndihmë humanitare në Tuiter informoi se në karvan ka kamionë me ndihmë humanitare dhe ushqim për 27.500 persona.
Një përfaqësuesi i Organizatës Botërore Shëndetësore për disa agjenci botërore deklaroi se pjesëtarët e autoriteteve siriane nga kamionët e karvanit e kanë nxjerrë pajisjen për kirurgji dhe i kanë mjekuar plagët, para se automjetet të nisen në Gutën Lindore.
Karavani i sotëm, i cili sipas disa mediave, tashmë ka arritur tek banorët e Gutës Lindore, është dërgesa e parë me ndihmë e lejuar në këtë rajon në tre javët e ardhshme.
Në Gutën Lindore, ku jetojnë rreth 40.000 persona, në dy javët e kaluara janë vrarë më shumë se 600 civilë. Rajoni me muaj është nën rrethim dhe në bombardime të përditshme./mia
