Maqedoni
Itali, triumfojnë euroskeptikët, Renzi jep dorëheqje
05.03.2018 15:18
Triumf i populistëve euroskeptikë në Itali, teksa lëvizja “5 yjet” ka siguruar shumicën e votave në zgjedhjet e së dielës, me mbi 31%...

Si koalicion kryeson qendra e djathtë. Por, partia më e madhe e këtij spektri nuk është më Forca Italia e Silvio Berluskonit, por nacionalistët e “Lega Nord”, që në rang kombëtar renditen të tretët me mbi 18%.
Rezultat tepër i dobët për demokratët e qendrës së majtë të Mateo Renzit, që kanë marrë rreth 19% të votave.
Dhe kjo ka bërë që Matteo Renzi të japë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike. Asnjëra prej partive nuk pret të sigurojë shumicën qeverisëse.
Analistët nuk përjashtojnë një koalicion paszgjedhor mes euroskeptikëve të Lëvizjes “5 yjet” dhe “Lega Nordit”.
