Maqedoni
Rasti “Spiuni”, mungon avokati, seanca shtyhet për më 19 prill
05.03.2018 15:29
Seanca e sotme për rastin “Spiuni” të PPS-së është shtyrë për më 19 prill, për shkak të mungesës së njërit prej avokatëve të të akuzuarve....

Edhe seanca paraprake për këtë rast u shty për shkak se dëshmitë për këtë rast gjendeshin në një tjetër gjykatë si dhe për shkak të mungesës së njërit prej të akuzuarve dhe dy prej avokatëve.
Rasti “Spiuni” tashmë është marrë nën kompetencat e Speciales, teksa paraprakisht Gjykata e Apelit i uli dënimet për të akuzuarit. Në këtë rast, 18 persona akuzohen për shoqërim kriminel, mashtrim dhe armëmbajtje pa leje. Ky rast endet dyerve të gjykatave që nga viti 2013.
