RENDITJA, FIFA

Renditja e FIFA-s: Gjermania merr kryesimin, Shqipëria e 67-ta, Maqedonia e 74-ta

17.07.2014 18:51

Maqedonia ngjitet 6 vendesh me larte ne listen e re te FIFA-s per muajin korrik, Shqiperia eshte 67-ta, kurse kampioni i botes Gjermania merre kryesimin….

Perfaqesuesja e futbollit te Maqedonise ka  ngritje prej 6 pozitash ne  rang listen e re  te shpallur nga FIFA per muajin korrik.

Ky eshte plasmani me i mire i perfaqesueses qe  nga muaji Maj i vitit 2013, ku athere skuadra gendej ne poziten e 73-te. Nga kudershtaret ne grupin eliminator per evropainin, me mire eshte e pozicionuar Spanja e cila tani nuk eshte lidere, por kombetarja e 8 e planetit.

Nderkohe Shqipëria humbet një pozicion në renditjen e këtij muaji të, duke u renditur e 67-ta.  Kombëtarja shqiptare nuk ka zhvilluar asnjë takim gjatë këtij muaji, por në këtë rënie mund të kenë ndikuar 7 pozicionet e fituara nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ngjitja e përfaqësuesve të tjera që luajtën në finalet e Botërorit.

Ashtu siç pritej, kampionët e botës e drejtuar nga Hoakim Lëvi ndodhen në krye, një pozicion që mbahej prej shumë kohësh nga Spanja e spostuar tashmë në vendin e 8-të, një rënie e lirë kjo pas asaj paraqitje shumë të dobët në Botërorin e Brazilit.

Menjëherë pas pancerave ndodhet kombëtarja e Argjentinës, e cila u shpall nënëkampione e botës.Vendi i tretë në Kupën e Botës i ka dhuruar edhe vendin e tretë Holandës, e cila bën një kapërcim prej 12 vendesh nga renditja e muajit të parë.

Nuk çudit fakti që të gjitha skuadrat që u eliminuan në çerekfinalet e Botërorit kanë bërë hapa përpara në renditjen e Fifa-s. Kështu Kolumbia tashmë ndodhet në vendin e 4-ët,ndërsa Belgjika në të 5-in. Franca ka rikuperuar 7 pozicione dhe gjendet në vendin e 10, ndërsa surpriza e këtij Botërori, Kosta Rika është e renditur në pozicionin e 16-të.

Ndërkohë vendi mikpritës i Kupës së Botës, Brazili ka zbritur me 4 pozicione, në vendin e 7-të, ndërsa eliminimi në fazën e grupeve i ka kushtuar shumë si Spanjës po ashtu edhe Italisë dhe Anglisë, të cilat ndodhen përkatësisht në vendin e 8, 14 dhe 20.