Botë
Siri - Gohuta, 700 civilë të vrarë në 10 ditë, 200 prej tyre fëmijë
05.03.2018 15:41
Masakra njerëzore në Ghoutan lindore, pranë kryeqytetit sirian, Damask, rrezikon të ketë të njëjtin fund me Alepon...

Rreth 700 civilë janë vrarë si pasojë e bombardimeve në 10 ditët e fundit, më shumë se 200 prej tyre fëmijë.
Fatkeqësisht, bilanci i viktimave pritet të jetë edhe më i rëndë, pasi sulmet ajrore nga forcat qeveritare dhe aleatët e tyre rusë nuk janë ndalur për asnjë moment.
Të ashtuquajturit korridorë humanitarë që lihen për largimin e popullsisë nga zonat e luftës, bombardohen nga terroristët, duke e shndërruar Ghoutan në një ferr të vërtetë për civilët.
Zyrtarët për të drejtat e njeriut në OKB kanë kërkuar që Siria të hetohet për në Gjykatën ndërkombëtare për krim kundër njerëzimit.
