Përmbytje në Turqi, 300 persona të bllokuar në Bartin
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Turqi...

Si pasojë e rritjes së madhe të nivelit të ujit në digën Kirazli në provincën e Bartinit, prej 24 orësh nuk është arritur të vendoset asnjë lloj kontakti me 300 persona të disa lagjeve. Autoritetet lokale thonë se rruga që lidh tre lagjet e provincës është përmbytur tërësisht.
Niveli i ujit është rritur aq shumë saqë ka arritur në lartësinë e telave të energjisë në shtylla. Kontakti i elektricitetit me ujin ka shkaktuar edhe shpërthime gjatë natës. Përveç reshjeve të dendura, shkak për përmbytjen e shumë shtëpive është bërë edhe shkrirja e dëborës në lartësi.
Autoritetet lokale kërkojnë ndihmën e pushtetit qendror për t’u ardhur në ndihmë personave të bllokuar të cilët mendohet se mund të kenë edhe mungesa të mëdha në furnizimin me ushqime.
