Maqedoni
Ajdari - gjykatës kushtetues, Solev dhe Ilievski në Këshillin Gjyqësor
05.03.2018 17:36
Me 62 vota për, kuvendi sot i dha dritë të gjelbër zgjedhjes së Naser Ajdarit në postin e gjykatësit kushtetues...

Gjithashtu u miratua edhe përzgjedhja në Këshillin Gjyqësor e ish-gjykatësit, Angel Solev, dhe avokatit, Angel Ilievski. Deputetët miratuan edhe deklaratën me rastin e 75 vjetorit të deportimit të hebrenjve të Maqedonisë, në kampin e vdekjes, në Treblinkë. Në deklaratë u jepet respekt hebrenjve të Maqedonisë dhe potencohet rëndësia që ata kanë për vendin tonë.
Në 11 mars shënohet 75 vjetori i deportimit të 7144 hebrenjve nga forcat fashiste dhe bashkëpunëtorëve të tyre në llogoren e vdekjes në Treblinkë, prej të cilit askush pret të deportuarve nuk u kthye i gjallë.
