Përfaqësuesit e Maqedonisë dhe Shqipërisë, mësojnë kundërshtarët e mundshëm në garët evropiane
Ekipet përfaqësuese të Maqedonisë dhe Shqipërisë, që vazhdojnë të garojnë edhe më tutje në ndeshjet eliminatore për plasman në Ligën e Kampionëve...

Ekipet përfaqësuese të Maqedonisë dhe Shqipërisë, që vazhdojnë të garojnë edhe më tutje në ndeshjet eliminatore për plasman në Ligën e Kampionëve dhe Ligën Europa, sot kanë mësuar kundërshtarët e tyre të mundshëm, poqëse kalojnë raundin e dytë eliminator. Kësisoj, në Ligën e Kampionëve, Rabotniçki, që në ndeshjen e parë në shtëpi luajti pa gola me Helsinkin, poqëse nga Finlanda kthehet me rezultat pozitiv, do të takohet me ekipin qipriot të Apoelit.
Nga ana tjetër, kampioni i Shqipërisë, Skënderbeu, që në ndeshjen e parë arriti rezultat pozitiv prej 0-0 si mysafir kundër favoritit Bate Borisovit, poqëse triumfon në Tiranë javën e ardhshme, do të ketë gjasa mëse reale në raundin e tretë eliminator, kundër fituesit nga dylutimi mes ekipit të Irlandës Veriore, Kliftonvill dhe Debrecenit hungarez.
Ndeshja e parë mes tyre, u mbyll njëashtu pa gola. Nga ana tjetër, në Ligën Europa, edhe përfaqësuesi tjetër I Maqedonisë, Metalurgu, në raundin e ardhshëm, mund të luaj kundër një ekipi qipriot, Omonisë, që nga ndeshja e parë si mysafir kundër Buduçnostit nga Mali i Zi, ka përparsi prej 2-0.
Edhe ekipet shqiptare, Laçi dhe Flamurtari, kanë mësuar kundërshtarët e tyre të mundshëm për xhiron e ardhshmë të Ligës Europa, por të dyja skuadrat, pas humbjeve në sfidat e parë, e kanë pothuajse të pamundur të kalojnë raundin e dytë.
LIGA E KAMPIONËVE
