Maqedoni

Plani 3-6-9 nën llupën e “Societas Civilis”. Neçev: progres dhe ngecje në segmente të caktuara

05.03.2018 18:10

Analiza e Institutit për Demokraci “Societas Civilis” dedikuar zbatimit të aktiviteteve për tremujorin e dytë....

Analiza e Institutit për Demokraci “Societas Civilis” dedikuar zbatimit të aktiviteteve për tremujorin e dytë nga plani i Qeverisë 3-6-9  ka rezultuar se nga 31 aktivitet e parapara janë realizuar 16 prej tyre.
 
Sipas këtij instituti,që ka bërë monitorimin e zbatimit të planit, tremujori i dytë ka shënuar progres për sa i përket statistikave, por ka edhe elemente të caktuara të cilat kanë nevojë për përmbushje dhe përmirësim. Monitorimi ka nxjerrë në pah edhe uljen e transparencës nga ana Qeverisë, njoftuan nga ky institut. 
 
“Për sa i përket vëzhgimit, mund të themi se është shënuar një përparim i caktuar në përmbushjen e aktiviteteve, përkatësisht nga 41% për pjesën 3 nga plani 3-6-9-të në pjesën 6 mund të flasim për 52% përmbushje të aktiviteteve. Ajo që mungon duke krahasuar me pjesën tre është se ka ulje të transparencës të vetë qeverisë. Për pjesën 3 të planit Qeveria publikoi raport faktografik në faqen e internetit, ku qytetarët dhe organizatat civile kishin mundësi të shohin se çka është realizuar dhe çka jo. Një raport i tillë faktografik për pjesën 6 deri më tani Qeveria nuk e ka publikuar edhe pse sipas informatave tona e dimë që ekziston”,- deklaroi autori i publikimit, Zoran Neçev.
 
Sipas Institutit, në tremujorin e dytë vërehet se i është dhënë prioritet reformave në gjyqësor, në shërbimet e sigurisë dhe zbulimit si dhe në Administratën Publike.
 
NAIM RAMADANI