Maqedoni

Kuvend, ende e paqartë se a do të shqyrtohen amendamentet e VMRO-së

05.03.2018 18:23

Lideri i opozitës, Hristian Mickovski, dhe kryeministri, Zoran ZAev, mbrëmë nuk arritën pajtueshmëri për Ligjin e gjuhëve...

Lideri i opozitës, Hristian Mickovski, dhe kryeministri, Zoran ZAev, mbrëmë nuk arritën pajtueshmëri për Ligjin e gjuhëve, prandaj ende nuk dihet nëse nesër ose gjatë ditëve në vijim në Kuvend do të vendosin në rend dite këtë ligj, përkatësisht mbi 35 mijë amendamentet e VMRO-DPMNE-së.

Nga kabineti i kryeparlamentarit kanë bërë të ditur se nuk dihet nëse nesër do të caktohet seanca e 32 në të cilën janë vendosur amendamentet, pasi nga grupet e deputetëve është bërë e ditur se nuk ka marrëveshje se si do të veprohet dhe a do të debatohet për amendamentet në fjalë.

"Kryetari paralajmëroi mundësi që nesër të caktohet vazhdimi i dy seancave të ndërprera edhe atë seanca e 11 dhe e 32 - në të cilën ndodhet edhe pika për Ligjin për gjuhët, por në rend dite të kësaj seance janë edhe disa pika që kanë të bëjnë me propozim-ligje të rëndësishme.