Maqedoni
Aerodrom, sulmohet fizikisht Branko Sinadinovski
05.03.2018 19:31
Rreth mesdites së sotme është sulmuar fizikisht Branko Sinadinovski themeluesi i Bashkësisë Fetare të Shqiptarëve Ortodoksë në Maqedoni....

Sinadinovski është sulmuar fizikisht, në afërsi të banesës së tij. Ai është edhe profesor universitar, ndërsa për opinionin u bë i njohur vite më parë pas deklaratës se është shqiptar etnik dhe angazhohet për krijimin e një Bashkësie Fetare të Shqiptarëve Ortodoksë në Maqedoni.
Sinadinovski është me prejardhje nga Beliçica e Rekës së Epërme nga rajoni i Mavrovës në Maqedoni. Rasti është paraqitur në polici, e cila po heton incidentin.
