Maqedoni
Kuvend, Xhaferi thirri seancën për ligjin e gjuhëve
05.03.2018 19:42
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për nesër në mesditë e ka caktuar vazhdimin e seancës së 32-të...

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për nesër në mesditë e ka caktuar vazhdimin e seancës së 32-të në të cilën në rend dite janë edhe amendamentet për Ligjin për përdorimin e gjuhëve për të cilin VMRO-DPMNE-ja opozitare ka parashtruar mbi 35.000 amendamente.
Ende nuk ka informacione nëse deputetët nesër do të debatojnë për amendamentet dhe si do të tejkalohet kjo situatë e cila mund të shkaktojë bllokim të Parlamentit apo kjo pike do të kapërcehen dhe do të debatohet për pika të tjera nga rendi i ditës të kësaj seance.
Nëse hapet debat rreth kësaj pike pritet në seancë të marrin pjesë edhe deputetët të VMRO-DPMNE-së opozitare, të cilët paralajmëruan prezencë për amendamentet. Për nesër është caktuar edhe vazhdimi i seancës së 11-të nga e cila ka mbetur një pikë nga rendi i ditës, ndryshimet në Ligjin për mbrojtje nga pirja e duhanit.
