Botë

Erupsion i vullkanit në Japoni e ç'rregulloi komunikacionin ajror

06.03.2018 11:25

Vullkani japonez Shinmoe në ishullin jugor Kjoshu hodhi tym dhe hi në mijëra metra lartësi që shkaktoi anulim të 65 fluturimeve...

Vullkani japonez Shinmoe në ishullin jugor Kjoshu hodhi tym dhe hi në mijëra metra lartësi që shkaktoi anulim të 65 fluturimeve nga dhe deri te aeroporti në Kagoshima.
 
Pritet që aktiviteti vullkanik të vazhdojë.
 
Vullkani ndodhet në 985 kilometra nga Tokio. Erupsione më të vogla janë regjistruar në fillim të vitit kur ishte e kufizuar qasja deri te maja e cila është e lartë 1.421 metra.
 
 Televizionet lokale emetuan incizime në të cilat shihet tym dhe hi të cilët arrijnë lartësi prej 3.650 metra, ndërsa thellë në krater shihet lavë. 
 
Në Japoni ka 50 vullkane aktive./mia