Maqedoni

Një këmbësor ndërroi jetë në aksin Veles-Gradsko, shoferi ka ikur

06.03.2018 11:44

Një mashkull 33-vjeçar e ka humbur jetën, pasi është goditur nga një automobil në rrugën rajonale Veles-Gradsko...

Një mashkull 33-vjeçar e ka humbur jetën, pasi është goditur nga një automobil në rrugën rajonale Veles-Gradsko, ndërsa shoferi ka ikur nga vendi i aksidentit, njofton MPB.
 
Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 18 kur një person i panjohur duke drejtuar automjetin e udhëtarëve markë e panjohur ka goditur këmbësorin D.V. (33) nga fshati Axhimatovo.
 
D.V. me automjet të Ndihmës urgjente mjekësore është dërguar në Spitalin e përgjithshëm Veles, ku ka ndërruar jetë.
 
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i viktimës është dhënë në autopsi.