Botë
Lideri i arrestuar separatist, Zhordi Sançez u propozua për kryeministër të Katalonjës
06.03.2018 12:10
Kryetari i Parlamentit katalonjas, Rozhe Toren e propozoi Zhordi Sançez, i cili ndodhet në paraburgim...

Kryetari i Parlamentit katalonjas, Rozhe Toren e propozoi Zhordi Sançez, i cili ndodhet në paraburgim, për kryeministër të rajonit autonom pasi që Karles Puxhdemon e tërhoqi kandidaturën.
Sançez (53) ka pak gjasa për t'u bërë kryeministër të Katalonjës për shkak të ndarjeve në kampusin separatist, vlerëson AFP.
Në kumtesën nga Parlamenti ceket se spikeri e propozoi Sançezin pasi që është konsultuar me të gjitha grupet e deputetëve dhe ka konstatuar se ai gëzon mbështetje më të madhe.
Tani për tani nuk është konstatuar datë për mbledhje të të cilën parlamenti do të votojë për kandidaturën e Sançezit, i cili është i akuzuar për kryengritje. Ai konsiderohet si përfaqësues i ithtarëve të fuqishëm të pavarësisë së Katalonjës, të cilët shpallën "Republikën e Katalonjës" më 27 tetor të vitit të kaluar.
Partitë separatiste kanë shumicë absolute prej 70 mandateve në parlamentin 135-anëtarësh.
Prej 27 tetorit, Katalonja është nën administratë të drejtpërdrejtë të qeverisë qendrore spanjolle, dhe do të mbetet ashtu derisa nuk zgjedhet lider i ri i Katalonjës.
Qeveria qendrorer e hodhi poshtë nominimin e Sançezit, lajmëroi DPA./mia
