Kuvendi, sot në rend dite Ligji për gjuhët
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka caktuar për sot në mesditë vazhdimin e seancës së 32 në të cilën në rend dite është Ligji për përdorimin e gjuhëve....

Për propozim-ligjin e gjuhëve, VMRO-DPMNE ka parashtruar mbi 35 mijë amendamentet, të cilët, siç është vlerësuar nga shumica parlamentare, synim të vetëm kanë bllokimin e miratimit të ligjit.
Tërheqja e amendamenteve kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovskit, iu kërkua edhe nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, edhe nga ai i LSDM-së, kryeministri Zoran Zaev, por ai mbeti në qëndrimin partiak për mostërheqjen e amendamenteve.
Në këto rrethana mbetet e paqartë se si do të veprojë kryeparlamentari, Talat Xhaferi, i cili në disa prononcime ka lënë të kuptohet se amendamentet e VMRO-DPMNE-së mund të mos shqyrtohen fare, pasi ligji tanimë është miratuar një herë në Kuvend dhe, siç parasheh Kushtetuta, pas refuzimit që presidenti ta nënshkruajë të njëjtin, ai duhet të rikthehet për votim në Kuvend dhe votimi i dytë do ta bënte obligativ nënshkrimin e presidentit.
