Phenjan, zyrtarët e lartë jug-koreanë vizitojnë veriun
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, dëshiron lidhje më të afërta me Korenë e Jugut. Lideri koreano-verior, Kim Jong-un...

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, dëshiron lidhje më të afërta me Korenë e Jugut. Lideri koreano-verior, Kim Jong-un, deklaroi se ka "vullnet të fuqishëm për hapërim të madh" dhe se dëshiron të shkruajë "histori të re për bashkim kombëtar" me Korenë Jugore.
Deklaratën e dha në takimin e djeshëm me një delegacion të funksionarëve të lartë koreano-jugorë të cilët e vizituan Phenianin.
"Kur dëgjoi nga i dërguari i posaçëm i fqinjit jugor për qëllimin e presidentit koreano-jugor Mun Xhae-in lidhur me samitin, ai këmbeu qëndrime dhe arriti marrëveshje të kënaqshme", publikoi Agjencia koreano-veriore e lajmeve KCNA, duke mos saktësuar se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë.
KCNA njofton se Kim i ka dhënë instruksione të rëndësishme shërbimit kompetent që "shpejt të ndërmarrë hapa praktikë për këtë qëllim". "Gjithashtu, Kim Jong-un këmbeu qëndrime bazike për çështjet e lidhura me zbutjen e tensioneve të ashpra ushtarake në Gadishullin korean dhe për aktivizim të dialogut shumëpalësh, kontakteve, bashkëpunimit dhe këmbimit", thuhet në raportin e agjencisë koreano-veriore të lajmeve.
Ndërsa Koreja e Jugut e komentoi vetëm shkurtimisht takimin, duke thënë se palët kanë arritur “marrëveshje të kënaqshme” për mbajtjen e bisedimeve në të ardhmen.
Delegacioni do të shkojë këtë javë në Uashington për të informuar zyrtarët amerikanë në lidhje me bisedimet e tyre me Phenjanin.
SHBA ka thënë se është optimiste për përmirësimin e kontakteve midis dy Koreve, por ka përjashtuar bisedimet formale me Phenjanin derisa ky i fundit të mos heqë dorë nga armët bërthamore.
Tensionet në Gadishullin Korean kanë qenë të larta vitin e fundit, për shkak të disa provave raketore dhe bërthamore që ka kryer Veriu.
