Maqedoni

Pritet marrëveshje me Kazakistanin, për ekstradimin e të dënuarve

06.03.2018 13:13

Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji, priti në takim zyrtar një delegacion nga Kazakistani...

Temë e takimit ishte shqyrtimi i përbërjes së marrëveshjes që pritet të nënshkruhet së shpejti mes dy vendeve e që i dedikohet ekstradimit të dënuarve në këto dy shtete. 
 
Delegacioni nga Kazakistani pas takimit me ministrin Saliji, do të vazhdojë punimet me grupin e punës nga Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë për të bërë një analizë të detajuar lidhur me të gjitha proceset ligjore që përfshin akti i ekstradimit.
 
 Ndër të tjera do të bëhet verifikimi i pikave që do të përmbajë marrëveshja ku përfshihen, negociatat për transferimin e personave të dënuar dhe marrëveshja për bashkëpunim në fushën penale. 
 
Pasi të shqyrtohen në detaje të gjitha pikat e marrëveshjes pritet që ky dokument të nënshkruhet nga të dyja palët në një afat kohor të shkurtër, thuhet në njoftimin e Minstrisë së Drejtësisë.