Maqedoni
Sulmi ndaj Sinadinovskit, autorët ende të panjohur
06.03.2018 13:37
Ende nuk dihet se kush janë autorët e sulmit ndaj themeluesit të Bashkësisë Fetare të Shqiptarëve Ortodoks në Maqedoni, akademikut Branisllav Sinadinovski...

Vetë ai e ka cilësuar sulmin si akt qyqar që kishte si qëllim eliminimin e tij fizik.
Ai është vizituar në shtëpinë e tij edhe nga ambasadori i Kovës, Ylber Hysaj, ndërkohë që shumë organizata si dhe parti politike kërkojnë kapjen e autorëve të sulmit.
Kryetari i Akademisë shqiptaro – amerikane, Skender Kodra, ka bërë thirrje që të zbardhet akti brutal i rrahjes së anëtarit të tyre të Akademisë dhe iniciuesit të themelimit të Bashkësisë Fetare të Shqiptarëve Ortodoks në Maqedoni.
Edhe nga Aleanca për Shqiptarët bëjnë thirrje që organet kompetente të zbardhin sa më shpejt këtë rast.
