Akuzat në rastin “Target” Mijallkov kërkon t’i kthehet pasaporta
Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ka dorëzuar kërkesë në Gjykatën Penale që t’ia kthejë pasaportën që iu mor si masë kujdesi para disa muajsh...

Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ka dorëzuar kërkesë në Gjykatën Penale që t’ia kthejë pasaportën që iu mor si masë kujdesi para disa muajsh, për shkak të akuzave ndaj tij në rastin “Target”.
Mijallkov ka arsyetuar kërkesën për kthimin e pasaportës me domosdoshmërinë e udhëtimeve jashtë vendit për arsye personale.
Kjo është hera e dytë që Mijallkov kërkon t’i kthehet pasaporta. Herën e parë avokatët e tij justifikuan kërkesën duke marrë parasysh faktin se edhe kryeministrit Zaev iu kthye pasaporta e cila paraprakisht iu mor si masë kujdesi për rastin “Puç”.
I mbetet tashmë Gjykatës Penale të vendosë nëse do t’ia kthejë apo jo pasaportën njeriut që është i akuzuar në rastet e hapura nga PPS.
