Kryeministri izraelit në Uashington, Netanjahu: Irani duhet të ndalohet
“Irani duhet të ndalohet! kjo është sfida jonë e përbashkët!” Këto ishin fjalët që i tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, presidentit amerikan, Donald Trump...

“Irani duhet të ndalohet! kjo është sfida jonë e përbashkët!” Këto ishin fjalët që i tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, presidentit amerikan, Donald Trump, gjatë një takimi të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë.
Dy udhëheqësit diskutuan për mënyrat e frenimit të përparimit ushtarak të Iranit në Lindjen e Mesme dhe marrëveshjen ndërkombëtare të vitin 2015, që kishte si synim reduktimin e zhvillimit të armëve bërthamore të Teheranit.
Trump nuk ka arritur të sigurojë mbështetjen nga vendet e tjera që kanë nënshkruar paktin: Britania, Franca, Gjermania, Bashkimi Europian, Kina dhe Rusia, për të rinegociuar marrëveshjen.
Udhëheqësi izraelit ka akuzuar Teheranin se po përpiqet të ketë një bazë të përhershme në Siri. Presidenti Trump nuk e përmendi Iranin me emër por tha se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli “janë shumë pranë për sa i takon ushtrisë dhe terrorizmit dhe të gjitha aspektet e tjera për të cilat duhet të punojmë së bashku”.
Trump tha se mund të udhëtojë në Jerusalem për të hapur Ambasadën amerikane atje, para shënimit të 70 vjetorit të deklaratës së pavarësisë së Izraelit më 14 maj, 1948.
