Maqedoni
Dy shkupjane janë kafshuar nga qentë në rrugën "Patenie Zografski"
06.03.2018 16:22
Dy shkupjane pardje rreth orës 13 në dy raste të ndara janë kafshuar prej qenëve në rrugën "Patenie Zografski" në lagjen Vodno të Shkupit....

Siç informon MPB-ja, rastin e parë e ka denoncuar T.N (30) e cila ka theksuar se është sulmuar dhe kafshuar nga një qen derisa ka qarkulluar në rrugën "Partenie Zografski" me ç'rast ka marrë lëndim në këmbën e djathë. Rastin e dytë e ka denoncuar 30-të vjeçarja O.V e cila ka thënë se është sulmuar dhe kafshuar nga një qen dhe ka marrë lëndime në këmbën e majtë, derisa ka qarkulluar në rrugën e njëjtë.
