Botë

Turqia është ngritur në këmbë pas sulmeve izraelite në Gaza.

18.07.2014 18:28

Në Stamboll disa protestues turq kanë hedhur flakë mbi konzullatën izraelite...

Në Stamboll disa protestues turq kanë hedhur flakë mbi konzullatën izraelite.

Protesta u organizua menjëherë pas njoftimit për marrjen e një ofenzive tokësore nga ushtria izraelite në orët e hershme në drejtim të Gazës. Edhe palestinezët që jetojnë në Greqi, bashkë me sindikatat , partitë politike dhe organizata për të drejta të njeriut mbrëmë kanë mbajtur protestë para Ambasadës izraelite në Athinë, kundër bombardimit të Rripit të Gazës.

Thirrjen për protestë e dërgoi partia politike Siriza e cila theksoi se "shumica prej viktimave të bombardimit izraelit janë civil, në mesin e së cilëve edhe shumë fëmijë" dhe e akuzoi Izralin se është "inkurajuar nga toleranca e bashkësisë ndërkombëtare".