Maqedoni

Dorëheqjet në anti-korrupsion, Zaev: Kemi nevojë për institucion serioz

06.03.2018 17:29

Dorëheqjet e disa prej anëtarëve të Komisionit për parandalimin e korrupsionit janë përshëndetur nga kryeministri Zaev....

Vendi ka nevojë për një institucion që do të shërbejë si shembull dhe i cili do të jetë një prej korrektuesve më të mëdhenj të dobësive të sistemit në drejtim të përcaktimit gjithëpërfshirës për luftën kundër korrupsionit.

"Mund t'i lirojmë institucionet nëse jemi transparentë, llogaridhënës dhe nëse ndërmarrim përgjegjësi, madje edhe etike. Jam i bindur se Maqedonisë i duhet komision serioz anti-korruptues, i cili do të bazohet në të gjitha praktikat e nevojshme ndërkombëtare dhe do të jetë syri vëzhgues i pushtetit ekzekutiv dhe gjithçkaje që ka të bëjë me paratë e popullit",- tha Zaev.