Maqedoni
Kontesti për emrin, Zaev: Zgjidhja, në praktikat ndërkombëtare
06.03.2018 17:54
Zgjidhjen për kontestin me emrin duhet kërkuar në praktikat ndërkombëtare, deklaroi kryeministri, Zoran Zaev...

Zgjidhjen për kontestin me emrin duhet kërkuar në praktikat ndërkombëtare, deklaroi kryeministri, Zoran Zaev, duke u përgjigjur për këmbënguljen e Athinës zyrtare për përdorim erga-omnes të emrit dhe ndryshimin kushtetutës të Maqedonisë. Në linjat e kuqe shoh mundësinë për ta nxjerrë vendin në rrugën e integrimit euroatlantik, tha Zaev.
“Besoj se duhet t’u përmbahemi praktikave ndërkombëtare e që janë marrëveshjet ndërkombëtare, ratifikimet në parlament, votimet në KB dhe rezultat në KB. Kjo është garanci më serioze për Greqinë, për shkak se çfarë do të kërkojnë të ndryshohet brenda, ajo ka të bëjë me të drejtën e organizimit tonë të brendshëm. Unë seriozisht do t’i dëgjoj të gjitha argumentet gjatë procesit të negociatave, jap shans për gjithçka, e dini se për ne linjat e kuqe janë një dritë në errësirë nga e cila duam që Maqedonia të dalë në rrugën drejt integrimeve në NATO dhe BE. Por, çfarëdo ndryshimi në Maqedoni nuk do të thotë garanci afatgjate për qytetarët e Greqisë, pasi gjithçka që ndryshohet mund të kthehet”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
Pas publikimit të gazetës greke “Kathimerini”, s është arritur marrëveshje mbi tre kapituj rreth kontestit për emrin, kryeministri Zaev tha se çështjet e irredentizmit "përafërsisht janë rrumbullakuar apo absolvuar". Me ndryshimin e emrave të aeroportit dhe autostradës është kontribuuar në largimin e çfarëdo lloj dukurie irredentizmi, tha Zaev duke shtuar se pas një marrëveshjeje eventuale për emrin do të formohen grupe pune për verifikimin e përmbajtjeve të librave në të dy vendet, që të mos lihen gjurmë irredentiste.
NAIM RAMADANI
