Maqedoni
Maqedonia e para në botë, realizon metodën më të re për trajtimin e sulmit në tru
06.03.2018 18:03
Maqedonia është vendi i parë në botë ku tashmë u realizua metoda më e re për trajtimin e sulmit në tru edhe atë me implantim të një stende cilësore për arterien karotide...

Profesor dr. Sashko Kedev sot e prezantoi implantin me sistem Neuroguard IEP, të cilin e realizoi tek një pacient në Klinikën e kardiologjisë në Shkup. Kjo metodë për parandalimin e sulmeve në tru pritet të fillojë të implementohet në një periudhë kohore prej 2 deri në 3 vite.
“Me këtë metodë të re ka përmirësim dramatik tek pacienti i cili hyn në gjendje kome ose me deficit të përgjithshëm neurologjik. Pas pastrimit të materialeve të trombociteve, pacientit i kthehet organizmi në gjendje normale. Për atë arsye është me rëndësi të veçantë të detektohen me kohë sulmet transitore apo minore që i kanë pacientët dhe me ketë të parandalohen komplikimet. Me anë të këtij sistemi “tre në një”, i cili përfshin një stendë cilësore për arterien karotide, sigurohet mbrojtje sistematike mikro- embolike gjatë fazave më të ndjeshme të tërë procedurës”,- deklaroi mjeku, Sashko Kedev.
30 pacientë do të jenë pjesë e periudhës eksperimentale, të cilët me shumë vëmendje do të selektohen nga një ekip i mjekëve ku neurologët do ta kenë rolin kryesor në diagnostifikimin për intervenimet urgjente. Sipas të dhënave, rreth 200 persona në vit kanë nevojë të domosdoshme për imlpantimin e kësaj stende, ndërkohë nevoja reale, sipas Kedevit, është edhe për 5 herë më e madhe.
GAZMEND KURTISHI
