Maqedoni
Skandali në Anti-korrupsion, kryetari Tanturovski jep dorëheqje
06.03.2018 18:09
Kryetari i Komisionit për parandalimin e korrupsionit, Igor Tanturovski, dha dorëheqje nga funksioni i tij, por për arsye familjare dhe shëndetësore...

Tanturovski bëhet kështu anëtari i dytë i Anti-korrupsionit që jep dorëheqje në Parlament. Dje dorëheqje dha edhe një tjetër anëtar, ish-kryetari i këtij Komisioni, Goran Milenov. Edhe pse dorëheqja e Tanturovskit vjen për shkaqe personale, ajo bëhet pikërisht disa ditë pasi revizioni i brendshëm konstatoi se një pjesë e anëtarëve të Anti-korrupsionit kanë falsifikuar urdhëresat e udhëtimeve për të marrë më shumë të holla për harxhime rruge.
Përbërja aktuale e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit është zgjedhur në vitin 2015.
