Maqedoni

Strategjia e KE-së për Ballkanin Perëndimor, Qeveria obligon Osmanin të koordinojë iniciativat

06.03.2018 18:16

Në seancën e sotme të rregullt, Qeveria e përcaktoi zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Osmanin...

Në seancën e sotme të rregullt, Qeveria e përcaktoi zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Osmanin, për koordinator të gjashtë iniciativave bartëse të Strategjisë së re të Komisionit Europian për Ballkanin Perëndimor.
 
Edhe pse Strategjia akoma është në fazë të shqyrtimit nga trupat e Këshillit dhe vendet anëtare të BE-së, Qeveria vlerësoi se është e rëndësishme që aktivitetet përgatitore për implementim të aktiviteteve të parapara në iniciativat bartëse të fillojnë në kohë. Qeveria, gjithashtu përcaktoi edhe koordinator sektorial për të gjashtë iniciativat, edhe atë:
 
Ministrin e Drejtësisë, Bilen Saliin, si koordinator të iniciativës për përforcim të sundimit të së drejtës;
 
Zëvendëskryetarin e Qeverisë dhe ministër për Punë të Brendshme, Oliver Spasovskin, si koordinator i iniciativës për kyçje të përforcuar në siguri dhe migracion;
 
Ministrin për Ekonomi, Kreshnik Bekteshin, si koordinator i iniciativës për përforcim të mbështetjes së zhvillimit socio-ekonomik;
 
Zëvendëskryetarin e Qeverisë për Çështje Ekonomike, Koço Angjushevin, si koordinator i iniciativës për rritje të lidhshmërisë në transport dhe energjetikë, në rajon dhe në kuadër të BE-së; 
 
Ministrin për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, si koordinator i iniciativës për agjendë digjitale për Ballkanin Perëndimor;
 
Ministrin për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov, si koordinator i iniciativës për mbështetje të pajtimit dhe marrëdhënieve të mira ndër-fqinjësore;
 
Njëherit, Qeveria e obligoi zëvendëskryeministrin Osmani që deri në fund të marsit të këtij viti ta realizojë takimin e parë konstituiv, në të cilin do të definohet përbërja e ekspertëve të grupeve bartëse, gama e tyre, mënyra e punës, si dhe informimi i ndërsjellë. Në punën e grupeve sektoriale, në drejtim të gjithpërfshirjes do të përcaktohet edhe pjesëmarrja përkatëse e përfaqësuesve të palëve vepruese të interesuara shoqërore, duke përfshirë edhe sektorin civil.
 
Më 06 shkurt të këtij viti, Komisioni Europian e miratoi Strategjinë e re për perspektivë kredibile për zgjerim dhe angazhim të përforcuar të BE-së me Ballkanin Perëndimor, në të cilin BE në mënyrë të konsiderueshme do ta përforcojë mbështetjen e saj për procesin e transformimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë drejtim, në kuadër të Strategjisë, Komisioni parashikoi edhe Plan Aksional për mbështetje të Komisionit Europian në transformimin e Ballkanit Perëndimor, si Aneks në të cilin janë të përfshira 6 iniciativat prirëse të kahësuara drejt fushave konkrete, me interes për BE-në dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.