Botë

Hetime për rrëzimin e avionit MH77

18.07.2014 18:31

Në mesin e tronditjes që shkaktoi aksidenti ajror i një dite më parë, numri dy i administratës amerikane Joe Biden pohoi hapur atë që u përfol...

Në mesin e tronditjes që shkaktoi aksidenti ajror i një dite më parë, numri dy i administratës amerikane Joe Biden pohoi hapur atë që u përfol. Rrëzimi i Boingut  me 298 persona në bord nuk ishte aksidental. 

Avioni është qëlluar raketë.  Ndoshta qëllimi nuk ka qenë goditja e një avioni pasagjerësh, por mjeti mund të jetë ngatërruar gabimisht me një avion ushtarak transporti. 

Ende nuk është e qartë se cfarë kërkonte avioni civil mbi hapësirën ajrore ku po zhvillohen veprime  ushtarake por tashmë është gjetur një nga  kutitë e zeza të avionit malajzian. Sidoqoftë, ajo nuk mund të zbulojë origjinën e goditjes së supozuar të raketës, për të cilën  autoritetet ukrainase dhe separatistët prorusë fajësojnë njëri-tjetrin.

SHBA-të dhe BE kërkojnë hetim ndërkombëtar për shkaqet e rrëzimit të avionit.

MERITA GASHI