Botë

Moti i keq në Shqipëri, përmbytet Shkodra

06.03.2018 19:05

Qarku i Shkodrës është bërë sërish pre e përmbytjeve. Shkarkimet e ditëve të fundit nga HEC-et kanë bërë që rreth 700 ha tokë në zonën e anës së Malit të jenë nën pushtetin e ujit...

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka dalë sot në terren për të parë dëmin e shkaktuar dhe për t’u takuar nga afër me banorët. Me një gjuhë të ashpër, ajo akuzoi korporatën elektro-energjetike për përmbytjet dhe i kërkoi institucionit të dëmshpërblejë banorët.
 
Ndërsa një banor i zonës ia tregoi kryebashkiakes Ademi gjendjen e krijuar nga përmbytjet, duke kërkuar ndihmë. 
 
Qyteti i Shkodrës përmbytet çdo vit si pasojë edhe e bllokimit të kanaleve kullese në shumë zona të tij. 
 
Ndërkohë, banorët e këtij qarku nuk kanë marrë ende dëmshpërblimet e përmbytjeve të mëdha të vitit 2010. Problem për shkak të motit të keq ka pasur edhe në Vlorë, ku është pezulluar për disa orë lundrimi në det për shkak të dallgëve të forta.
 
LULJETA NDOKA