Maqedoni
Pa ujë nesër shfrytëzuesit e dy rrugëve në Gazi Babë
06.03.2018 19:31
Ndërprerje të furnizimit me ujë nesër nga ora 10 do të kenë shfrytëzuesit e rrugës "Bllagoja Davkov" dhe "487" në Komunën e Gazi Babës...

Ndërprerje të furnizimit me ujë nesër nga ora 10 do të kenë shfrytëzuesit e rrugës "Bllagoja Davkov" dhe "487" në Komunën e Gazi Babës, kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza pas njoftimit të marrë nga NP Ujësjellës dhe kanalizim.
Ndërprerja është për shkak të kyçjes së gypit f-80 mm në rr. "Bllagoja Davkov" nr. 16 dhe do të zgjat deri në përfundim të intervenimit./Mia
